Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani mezi e ka lexuar fjalimin e saj në seancën që po mbahet sot në lidhje me dialogun me Serbinë.
Sot në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë, ku kryeministri Avdullah Hoti po raporton për dialogun me Serbinë.
Në fjalën e saj, deputetja e Vetëvendosjes ka pasur probleme në lexim dhe mezi i ka dalë në fund fjalimit të saj, të cilin e ka pasur të shkruar në letër.
Deputetja më e re e Kuvendit që vjen nga partia e Albin Kurtit, Fjolla Ujkani gabon brenda 20 sekonda disa herë në fjalimin e saj të cilin po e lexonte nga letra.







