Deputetja e VV-së e konsideron “sukses të madh” heqjen e tollovisë te “1 Tetori”: Kjo pra është Qeveria Kurti

Deputetja e VV-së, Fatmire Kollçaku e ka cilësuar si sukses faktin që sot nuk ka pasur tollovi tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi i të moshuarve.

Ajo me anë të një postimi madje ka thënë se problemi në fjalë është adresuar dhe zgjidhur në kohë rekorde.

“Adresimi i problemit dhe zgjidhja e tij në kohë rekorde, kjo pra është Qeveria Kurti!”, ka shkruar ajo.