Deputetja e VV-së: Duket se presidenti Thaçi nuk është në gjendje të mirë mendore

Deputetja e VV’së, Fitore Pacolli, ka thënë në T7 se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjithmonë reagon kur VV ja prish planet dhe i sulmon këta të fundit.

‘’Nuk është e cuditshme që presidenti reagoi. Sa herë që VV ja prish planet ai reagon dhe na quan kriminel. Është reagim i pamatur pasi nuk duket që ai nuk është në gjendje të mirë mendore.  Tani për tani duket se presidenti nuk është në gjendje të mirë mendore’’, thotë ajo.

‘’Ai e kaloi kufirin për të shkuar në Shqipëri. Ai është dashur të i nënshtrohet masave sic do qytetar vendi. Është dashur të lajmërojë protokollin e shtetit. Nga ajo që kam lexuar në raportin e policisë ai ishte ulur në ulësen e parë. Nuk ka rregulla që lejojnë të ulen personi VIP në ulëse të parë’, shton e njëjta.

“Të gjithë i dimë sulmet që i marrim si VV kur ua prishim planet kundër shtetit. Në të kalaurën janë munduar të na thonë se jemi organizatë terroriste”, përfundon Pacolli.