Deputetja e re e VV-së akoma me slogan të PDK-së në Facebook

Adelina Grainca është deputetja më e re e VV’së. Ajo u prezantua në partinë e re sot nga i pari i VV’së, Albin Kurti. E gjithë kjo ndodhi pasi Grainca ofroi votën e saj për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

Gjithë këto zhvillime janë rëflektuar edhe në rrjetet sociale.

Grainca është kujdesur që të ndërrojë foton e profilit në llogarinë e e saj në Facebook. Por ajo mban ende sloganin e ish-partinë së saj ‘rimëkëmbje’.

Grainca u shkarkua sot nga çdo pozitë në PDK. Ish-partia e saj e arsyetoi kalimin e saj në VV’në me pagesën e parave të maje dhe tenderëve.