Deputetja e PSD-së: Nuk merremi me Albin Kurtin, shumë qytetarë po na bashkohen

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti , dje në një intervistë të dhënë për portalin serb “istinomer.rs” ka folur për gjendjen politike aktuale, ku përveç kësaj ai ka përmendur edhe largimin e 12 deputetëve nga kjo parti.

Sipas Kurtit, partia e Shpend Ahmetit, PSD, ia ka marrë vetit legjitiminitetin, sepse sipas anketave nuk kanë më shumë se 2% përkrahje.

Ndërkaq deputetja nga radhët e PSD-së Besa Baftiu, në një prononcim për Ballkani.info e ka demantuar këtë gjë duke thënë se nuk du as të merrem me deklaratat e VV-së.

Sipas saj PSD-ja është shumë aktive në Kuvend dhe se në shumicën prej qytetve kanë hapur degë, ku edhe numëri i të interesuarëve për këtë parti është mjaftë i madhë.

“Nuk po dua të merrem me deklaratat e VV, ne po vazhdojmë punën tonë si PSD në organizim në terren sipas planit që kemi, pothuajse në shumicën e qyteteve kemi hapur degët e PSD, ka shumë qytetare të interesuar që po na bashkohen si dhe po vazhdojmë punën tonë si grup paralamentar në Kuvend ku jemi shumë aktivë”, ka thënë Baftiu. /Ballkani.info/