Deputetja e PDK’së njofton për vdekjen e një të riu nga Covid-19

Deputetja e PDK-se Blerta Deliu ka njoftuar se edhe një person nga Drenica ka humbur jetën nga COVID-19, ndonëse nuk ka bërë të ditur moshën e tij.

Deliu ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij, teksa ka vlerësuar lart figurën e të ndjerit.

“Edhe një djalë i ri i Drenicës e paska humb betejën me Covidin. Fatoni ishte djalë i jashtëzakonshëm e punëtorë. Do ti mungojë shumë qytetit e miqve. Ngushëllimet më të përzemërta familjes e atyre që e njohën. Shpirti i tij u prehtë në parajsë!”, ka shkruar ajo në Facebook.

Përgjatë 24 orëve të fundit, duke iu referuar raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, 26 persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.