Deputetja e PDK’së: Ka ardhë koha të ulemi dhe ta caktojmë datën e zgjedhjeve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Evgjeni Thaçi-Dragusha ka thënë sot në Kuvend se ka ardhur koha që partitë politike të ulen dhe ta caktojnë datën e zgjedhjeve.

Thaçi-Dragusha ka hedhur akuza për funksionimin e qeverisë.

“Kemi një qeveri e koalicion qeveritar që prishet e ndreqet brenda ditës. Kemi një qeveri pa shumicë parlamentare ku opozita me vullnetin e saj angazhohet për të kaluar ligje për të mirën e qytetarëve. Prandaj është koha që politika kosovare gjegjësisht partitë politike duhet të ulen dhe të vendosin një datë të zgjedhjeve. Ne të përgatitemi dhe të mos e lëmë vendin në këtë gjendje”.

Deputetja e PDK ka hedhur akuza edhe ndaj zëvendëskryeministrit Selamanaj, duke e akuzuar për dështimin e një një projektligj që lidhet me Italinë.