Deputetja e PDK-së thotë se Tomë Gashi është dashur të dënohet e bojkotohet e jo të dilte kryelartë në studio televizive

Avokati Tomë Gashi që njihet hapur si përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, sot për pak sa nuk janë grushtuar me njëri-tjetrin në një debat në RTK.

Këtij të fundit avokati i ka përmendur në emision nënën dhe motrën, ku disa herë i ka thënë ‘A i ke ga nanës a motrës’.

Ndaj gjuhës së avokatit Gashi ka reaguar deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, e cila thotë se ai është dashur të dënohet për sjelljen e dhunshme që kishte bërë muaj më parë në rrugë dhe jo të ndaj fëmijës dhe jo të dalë kryelartë në studio televizive, shkruan Reporteri.net.

Postimi i Valdete Idrizit:

Dhe këtij njeriu, prapë i ipet hapësirë në televizionet tona, për të vazhduar me sulme e ofendime. Sa shpejt u harrua prej disave sjellja e tij e dhunshme ndaj një fëmiu në rrugë. Ky njeri shqelmoi një fëmijë dhe nuk u denua.

Ky në vend se të denohej dhe të bojkotohej nga të gjithë, ky kokëlartë vazhdon të bëjë të njejtën, të ofendoj e shajë edhe atë në studio televizive. Turp!