Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, dje ka vizituar fshatin e bukur të Shalës së Bajgorës, fshatin Zabërxhë, shkruan ballkani.info

“Dje vizitova fshatin e bukur të Shalës së Bajgorës, fshatin Zabërxhë, në të cilin fshat ishte formuar njësiti u parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Rajonin e Shalës së Bajgorës, me 18 Prill 1998.”, ka shkruar ajo në facebook.

Deputetja tregoi edhe arsyen e kësaj vizite, duke kujtuar edhe kohën kur u themelua UÇK-ja.

“Ani pse me këtë fshat më lidhin shumë kujtime të mira e krenarie që nga ajo kohë kur u themelua UÇK-ja dhe vizitat e shpeshta që i bëja gjatë asaj kohe, arsyeja pse këtë herë e vizitova Zabërxhën ishin ankesat e shumta të banorëve rreth stagnimit të punimeve në ndërtimin e rrugës të këtij fshati, që kishte nisur vite më parë, dhe akoma nuk është përfunduar dhe nuk ka përgjigje nga Institucionet se kur do të përfundojë kjo rrugë jetike për banorët e kësaj ane!” ka shkruar ajo. /Ballkani.info/