Deputetja e PDK-së Valdete Idrizi, tha se për krimet e tmerrshme që i bëri Serbia ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë, ne si shtet dhe shoqëri duhet të punojmë ditë e natë që ato të zbardhen, të kërkojmë përgjegjësi, e jo të amnistojmë e as të harrojmë këto krime. Asnjëherë!
“Nuk mundemi të kemi paqe të qëndrueshme pa u ballafaquar me të kaluarën dhe pa u zbardhë të gjitha krimet, një nga një, sepse ata të vrarët, të dhunuarit/at, të pagjeturit nuk janë numra, ata kanë emra, edhe kriminelët kanë emra. Edhe shteti që i bëri këto krime ka emër”, tha deputetja Idrizi.
Ajo shtoi se në këtë rrugë të gjithë duhet të bëhemi bashkë! Ska rrugë tjetër, as falje as amnisti. Nuk na e falë historia!







