Deputetja e PDK-së-Haradinajt: Pse po kërkon votë për president nga hajnat?

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu- Shoshi i është kundërpërgjigjur kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se është fyer nga e gjithë Kosova për bashkëpunimin ‘me hajnat e Prontos”. Ajo ka thënë se deklarata e Haradinajt është fyese për ish-bashkluftëtarët e tij.

“Kjo nuk është deklaratë dinjitroze, është mmjaftë fyese. Me këtë deklaratë fyen ish-bashkëluftëtarët e vet, fyen krejt qytetarët e Kosovës. Kjo është deklaratë mjaft fyese dhe nuk i shërben atij. Nuk e di pra pse e kërkonë votën nga hajnat për tu bërë president”, tha ajo në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit.

Ajo tha se PDK-ja ka votë vetëm për nja kandidat të saj dhe nuk ka votë për Haradinajn.

“Ne kemi votë vetëm për një kandidat që del nga PDK. Kemi shumë emra kredibil por kjo është cështje e organeve të partisë”, tha ajo.