Deputetja e PDK-së: Glauk Konjufca ka lobuar kundër liberalizimit të vizave
Po vazhdon seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.
Deputetët po shkëmbejnë akuza ndaj njëri tjetrit për mosliberalizimin e vizave.
Deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku ka akuzuar deputetin e LVV-së, Glauk Konjufca se ai ka lobuar kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Ju keni thënë nëpër forume europiane se në momentin kur liberalizohen vizat do të ketë largim masiv të njerëzëve nga Kosova. A jeni jui? tregoni a jeni ju?”, përfundoi deputetja.
Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca në disa forume europiane kishte deklaruar se me liberalizimin e vizave qytetarët do të ikin masivisht. /Ballkani.info/