Deputetja e PDK-së e ashpër me Osmanin: Kabineti i saj në mënyrë të llastuar po bën propagandë ndaj të tjerëve

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka kritikuar ashpër U.d e Presidentës, Vjosa Osmanin, duke thënë se ka shndërruar zyrën e Presidencës së Kosovës në një zyrë elektorale.

Musliu duke folur për zhvillimet e fundit në Klan Kosova, ka pasur kritika të ashpra në drejtim të Osmanit, ajo ka thënë se kabineti i saj në mënyrë të llastuar po bëjnë propagandë e linçime ndaj të tjerëve.

“Osmani është brend i ndërtuar brenda logos së LDK’së”, ka thënë Musliu.

Ajo tutje ka thënë se PDK, nuk ka biseduar për koalicione para apo pas zgjedhor..