Deputetja e Vetëvendosjes Fatmire Kollçaku, në seancën e jashtëzakoshme në Kuvend për të miturën e keqpërdorur në Drenas kërkoi konsensus, pasi sipas saj rasti ka të bëjë me një fëmijë, ngjarja i ka dështar mu në hallken ma të ndieshme aty ku rasti do të duhet të hetohej e jo të keqpërdorej siç ka ndodhë deri më tani.

“Ky është rasti i parë i raportuar i skllavërisë në Kosovë”, tha Kollçaku, përcjell Ballkani.info.

Seanca e jashtëzakonshme është thirrur nga partitë opozitare të Kuvendit të Kosovës, LVV dhe LDK. /Ballkani.info/