Deputetja e LVV-së përplaset me ish-ministrin e Drejtësisë për Byronë Shtetërore

Deputetja e LVV-së  Doarsa Kica – Xhelili është përplasur me ish-ministrin e  Drejtësisë, Selim Selimi për Boronë Shtetërore për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kica-Xhelili thotë se Projektligji në fjalë do të ekzistojë edhe pasi Qeveria Kurti të mos jetë në detyrë.

“Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut e ka legjitimuar konfiskimin e pasurisë përmes procedurave civile shkapur nga procedura penale”.

Mirëpo nuk është dakord ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi.

“Jo jo. Konventa Evropiane e thotë se ekziston një tipar në këtë ligj që është i sistemeve Common laë…Mos e manipulo”, ka reaguar Selimi.

Deputetja e shumicës i është përgjigjur Selimit duke i thënë “je duke bërë digresion të paqëndrueshëm”.

Derisa deputetja është mundur të bëjë krahasime, Selimi ka ndërhyrë duke pasuar replika më të forta.

“Selim a po më dëgjon tash. A të dal nga studio tash pasi nuk ka asnjë pikë respekti në këtë komunikim. Ju dëgjova pa ndërhyrje. Nuk mund të diskutojë më dikë që nuk ka fije respekti për mua”, ka thënë Kica-Xhelili.

“Jemi duke debatuar”, ia ktheu ish-ministri.

“Jo nuk jemi duke debatuar. Debati është kur dëgjon fjalën e tjetrit dhe pastaj merr fjalën. Katër veta folët e nuk iu ndërhyra”, deklaroi Xhelili.

Ndryshe, në Kuvendin e Kosovës është votuar në lexim të parë projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ky projektligj ka kaluar vetëm me votat e shumicës parlamentare, 58 vota për dhe 3 abstenime, dhe pa mbështetjen e opozitës.

Njëra prej deputetëve të shumicës që abstenoi ishte Doarsa Kica-Xhelili.