Deputetja e LVV-së, Ardiana Matoshi paraqitet për herë të parë në seancën e Kuvendit, pas operimit

Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, e kanë mirëpritur me duartrokitje deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, kur ajo ka hyrë brenda në Kuvendin e Kosovës.

Në Kuvend po mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në emër të deputetëve i ka uruar shëndet.

Matoshi është operuar javën e kaluar pasi i ishte rikthyer tumori në tru.