Deputetja e LDK’së Lirie Kajtazi e ka pyetur sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se pse është dorëzuar duke bërë që koalicioni të shkojë drejtë dështimit.
Kajtazi tha në Kuvend se Kurti ka deklaruar se kosovarët nuk e duan Amerikën.
“Sot jemi këtu me një agjendë të padëshiruar, do të vazhdojmë me atë se në një situatë të imponuar duhet të vazhdojmë me atë që të gjindemi si të ecim tutje. Kryeministër ne ju kemi votu, edhe në një koalicion prandaj nuk është mirë që të dorëzoheshit, nuk mund të themi se ne jemi befasuar nga kjo, ju kemi deklaruar se kosovarët nuk e duan Amerikën vec kur tuten, jeni befasuar edhe ju nga LDK’ja kur e dini orientimin e saj”, shtoi ajo.
Kajtazi tha se Kurti është dorëzuar kur është dashur që të hiqet taksa.
“Kur është dashtë ta hiqni taksën ju e zgjedhët dorëzimin. Ju e shkarkuar një ministër për të prishur një koalicion, ju duhej një forcë dalëse, goditët fjalën e lirë, ju pyes në c’epokë të jetoni. Je i lexueshëm z.Kryeministër për ta ditur edhe një gjë, duhet të lëvizësh përtej mendjes dhe egos tënde, ju nuk i njohët përmasat tua, nuk e dini kush i duhet sa duhet Kosovës. Ne ju patëm votu, pse e dorëzuar votën qytetare”, ka thënë ajo.







