Deputetja e LDK’së ia huq keq: E bën shtizën të valëvitet

Deputetja e LDK’së, Valentina Bunjaku Rexhepi duke uruar festën e 28 nëntorit, ka ngatërruar fjalët në tesktin e saj, duke e bërë kështu të pakuptueshëm shkrimin e saj.

Në fakt ai që valvitet është flamuri mirëpo për deputeten Bunjaku-Rexhepi “është valvitur shtiza”.

“Shtiza e identitetit tonë valëvitet mbi të kuqen e gjakut të dëshmorëve dhe heronjëve tanë, në shqiponjën që bënë roje atdheut tonë andej dhe kendej Drinit!”, ka shkruar ndër të tjerash ajo.

Ky është shkrimi i plotë:

Qytetarë të dashur

Urime Festa e Flamurit

Shtiza e identitetit tonë valëvitet mbi të kuqen e gjakut të dëshmorëve dhe heronjëve tanë, në shqiponjën që bënë roje atdheut tonë andej dhe kendej Drinit!

Eshte koha e heronjëve që ruajne paqen dhe prosperojnē atdheun dhe kombin!

Zoti e bekoftë kombin tonë!
Gëzuar, Tina.