Deputetja e LDK-së thotë se vëllai i saj po pret të ikë nga Kosova

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se ka familjarë të saj të cilët nuk janë aspak të kënaqur me gjendjen aktuale në Kosovë dhe që duan të largohen.

“Vëllain e kam që po pret të marrë një vizë. Nuk është ndjesi e mirë, ndjehesh e pafuqishme sepse je pjesë e politikës. Nuk mund t’i thuash as fëmijës tënd që qëndro këtu, sepse bartë përgjegjësinë, pasi që ata nuk i kanë pagat tona”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka deklaruar se në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Qeveria nuk ka shprehur interesim derisa diskutohej për propozim-rezolutën se si të ndalohet ikja e të rinjve nga vendi.