Deputetja e LDK-së: Kosovës nuk i duhet një diktator i ri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirie Kajtazi duke folur për koalicionin e mundshëm mes LDK-së dhe LVV-së, ka thënë se LDK dëshiron respekt për votën qytetare.

Kajtazi e cila ishte e vetmja deputete nga LDK që nuk e ka votuar Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, në një intervistë për RTK, ajo ka kujtuar kohën kur LDK me 47 deputet i kishte dhënë postin e kryeministrit Ramush Haradinajt, duke mbajtur për vete postin e Presidentit dhe kryeparlamentarit. Duke u ndërlidhur me këtë, Kajtazi ka thënë se Vetëvendosja duhet ta marrë shembullin e  LDK-së, “duhet të jap diçka nga vetja për interesin e përgjithshëm”.

Kajtazi po ashtu ka pohuar se, LVV-së mund t’ia falin gabimet që i ka bërë në raport me LDK-së, “por nuk mund t’ia falin fajin LVV-së, kur ka thënë se LDK nuk din”.

Ajo pa e përmendur emrin e Albin Kurtit, ka theksuar se Kosovës nuk i duhet një diktator i ri.

“Kosovës nuk i huhet një nektaror i ri, nuk i duhet një monizëm, por i duhet një pluralizëm… për krijimin e një besimi të ndërsjellë”, tha ajo dhe shtoi se “e them për një arsye, që kur pretendon ta përqendrosh tërë pushtetin të një person, ajo e ka një emër”.

Mesazhi i Kajtazit për veprimet e të ardhmes ishte se “ky është një shembull që mos me u lidh vetëm më një partner”.