Deputetja e LDK-së ka një propozim pas ankesave për manipulim të votave

Pas debateve të shumta, reagimeve dhe ankesave që kanë pasur kandidatët për deputet në procesin e numërimit të votave nga komisionerët e partive politike, ka reaguar edhe ish-ministrja e financave Hykmete Bajrami.

Ajo ka kërkuar nga KQZ-ja që të marrë vendim për rinumërim të secilës kuti nën vëzhgim të kamerave, në transmetim live në televizionet nacionale.

“Nëse nuk bëhet për kandidatët, duhet të bëhet për qytetarët”, ka shkruar Bajrami në Facebook.