Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka akuzuar deputetët e komisionit parlamentar për arsim se janë duke ‘dezinfektuar’, në fakt e ka pasur fjalën për dezinformim, por që disa herë e ka potencuar se ata janë duke dezinfektuar.
Në komision ishin duke u diskutuar ligji për kinematografinë, për të drejtat e autorit dhe ai për bibliotekat, kur deputetja Bunjaku u përplas me fjalë me deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiun, e të cilën e akuzoi se është duke ‘dezinfektuar’.







