LDK

Deputetja e LDK-së “i gjen dhe i bën për vete kinezët e Albin Kurtit”

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka ironizuar me Albin Kurtin, duke ia përmendur “kinezët” me të cilët para se të bëhej kryeministër ishte bërë viral në rrjete sociale me ndjekësit e tij nga e gjithë bota, e vecanërisht nga Kina.

Bunjaku ka publikuar një video në rrjetin social TikTok ku shihet krahas disa qytetarëve të Kinës, me të cilët njëzëri thotë “LDK-LDK”.

“U gjetën kinezt e Albin Kurtit”, shkruan deputetja e LDK-së.

Atëkohë kur ishte kandidat për kryeministër të Kosovës, Kurti ndiqej “live” nga mbi 100 mijë persona. Kështu duke u akuzuar se ai dhe partia e tij LVV, po blinin shikueshmëri, duke përdorur praktika të ndryshme kineze për të shtuar shikueshmërinë online.

@valentina.bunjakurexhepi U gjetën kinezt e Albin Kurtit. #lidhjademokratikeekosoves #kosovo #kuvendikosoves #shqip #viral #ldk #gjilan #fyy ♬ original sound – valentina.ldk