Deputetja e LDK-së habit me përgjigjen kur pyetet se a do të marrë pjesë në seancën për votimin e Presdientit

Sot është thirrur edhe zyrtarisht mbledhja e kryesisë së Kuvendit ku pritet të caktohet seanca për zgjedhjen e presidentit.

Në njoftimin e Kuvendit, bëhet e ditur se Kryesia është mbledhur në ora 15:00.

“1. Kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e Seancës së jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës”, është pika e vetme e rendit të ditës.

Seanca e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit pritet të caktohet për në ora 18:00.

LDK-ja ka deklaruar se do të marrë pjesë në votim, por te grupi i saj parlamentar ka pikëpyetje nëse disa deputetë do të respektojnë vendimin e kryesisë së partisë.

Por deputetja Vlora Dumoshi ka habitur me përgjigjen e saj kur është pyetur se a do të marrë pjesë në seancën për votimin e Presidentit.

E njëjta ka thënë se deri më tani nuk ka informacione se do të mbahet kjo seancë.

“Nuk kemi info deri më tani”, tha shkurt Dumoshi për Reporterin.