Deputetja e LDK-së e tronditur me dhunimin e 11-vjeçares

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë se abuzimi i vajzës aq të re nga meshkuj të rritur është tronditje njerëzore, familjare dhe kombëtare.

Sipas saj, urgjentisht drejtësia të veprojë me dënimet maksimale.

Ligjvënësja opozitare u shpreh se shkollat, prindërit, OJQ-të, masmediat dhe çdo autoritet tjetër, të bëjnë maksimumin që të edukojnë shoqërinë për parandalimin e çdo forme abuzimi, dhunimi e ngacmimi fizik, emocional e seksual.

Ajo është shprehur e tronditur në Facebookun e saj lidhur me rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë