Deputetja e bën “selfie” momentin kur voton pro ligjit për Rimëkëmbje

Në Kuvend të Kosovës ka kaluar sot pas shumë tentimeve Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Pro kanë votuar 72 deputetë të Kuvendit, derisa, pozitës iu është bashkuar edhe PDK-ja.

Deputetja e AAK-së, Albena Rashitaj e ka dokumentuar me foto momentin kur e ka votuar pro këtë ligj.

Ajo madje, fotografinë e ka publikuar edhe në Facebook.

“Urime Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike Covid 19. Uroj që sa më parë ta tejkalojmë këtë situatë të jashtëzakonshme pamdemike me sa më pak pasoja dhe ti kthehemi realitetit më të bashkuar e më të fortë se kurrë”, ka thënë ajo.

Shkrimi i plotë:

Qytetarë,

Urime Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike Covid 19. Uroj që sa më parë ta tejkalojmë këtë situatë të jashtëzakonshme pamdemike me sa më pak pasoja dhe ti kthehemi realitetit më të bashkuar e më të fortë se kurrë.