Deputetja e AAK-së kërkon që Isa Mustafa të raportojë për hidrocentralet

Sot është mbajtur takimi i dytë i Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës.

Në këtë mbledhje është bërë shqyrtimi i draft-planit të punës së komisionit dhe shqyrtimi i buxhetit për komisionin.

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka kërkuar që në komision të ftohet ish-kryeministri Isa Mustafa si dhe ish-ministrja Mimoza Kusari.

Haxhiu, gjithashtu, kërkoi që të bëhet përzgjedhja e ekspertëve më të mirë që do ta ndihmojnë punën e komisionit hetimor.