Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka dalë nga seanca e Parlamentit të Kosovës.

Ajo iu është bashkuar veteranëve të luftës së UÇK-së të cilët janë duke protestuar në kundërshtim të projektligjit për pagën minimale

Time Kadriaj është shfaqur tejet e emocionuar në protestë, teksa tha se Qeveria e Kosovës duhet të reflektojë karshi kërkesës së veteranëve.

Në disa pamje të lajmi.net, Kadriaj shihet me lot në sy, teksa përkrah veteranët.

Ndryshe Time Kadriaj ishte edhe vetë pjesë e UÇK-së ndërsa në Kuvend tha se s’ka kuptim vazhdimi i seancës, pa diskutuar me veteranët.