Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albana Bytyqi, ka marrë pjesë sot në përurimin e çerdhes “Flutura” në Suhareka.

Kjo çerdhe, e cila ka kushtuar mbi 700 mijë euro do të jetë mundësi e mirë për fëmijët që të edukohet dhe të zhvillohen në kushte të përshtatshme.

“Një mundësi e shkëlqyer për edukim dhe kujdes për më të vegjlit tanë. Punët e mira në Komunën tonë s’po kanë të ndalur, krejt kjo falë vizionit dhe punës së palodhur të Kryetarit Bali Muharremaj, i cili po e dëshmon përditë se qytetarët e kësaj komune janë prioritet i tij. Urime Suharekë e gëzofshim!”, ka shkruar Bytyqi.

Zonja Bytyqi është përshendetur nga kryeministrit Albin Kurti i cili ka marrë pjesë në këtë përurim bashkë me ministren e Arsimit, Arbëri Nagavci. /Ballkani.info/