Alicia Kearns

Deputetja britanike e quan Daçiqin “Sloba i vogël”, s’kërkoi falje për krimet seksuale gjatë luftërave

Skandali me prezencën e ministrit të Jashtëm të Serbisë në një konferencës për viktimat e dhunës seksuale në Londër ka nxitur edhe reagimin e një deputeteje britanike.

Pas protestës së ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, reagimi i britanikes, Alicia Kearns ka qenë edhe më i ashpër.

“Kjo është bërë keq dhe gabim” ka thënë ajo lidhur me ftesën e Daçiqit në këtë konferencë, duke e quajtur edhe si “Slloba i vogël”.

“Regjimi i Millosheviçit pa përdhunimin e 25,000+ grave muslimane me krime të industrializuara seksuale të luftës në kampet e përdhunimeve. ‘Sloba i vogël’, pseudonimi i Ivica Daçiqit, nuk ka kërkuar kurrë falje për krimet seksuale të luftës të regjimit për të cilin ishte propagandues” ka shkruar ajo në Twitter.