Deputetja boshnjake jep dorëheqjen nga Grupi Parlamentar 6+

Grupi 6+ në Kuvendin e Kosovës nuk është më i plotë, pasi deputetja boshnjake Zikreta Aliti, ka dhënë dorëheqje nga grupi.

Aliti ka njoftuar dorëheqjen e saj nga Grupi Parlamentar 6+ në një letër dërguar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Në letrën, të cilën e ka publikuar sot portali Indeksonline, deputetja Aliti i bën me dije kryeparlamentares Osmani se tash e tutje do të funksionojë si deputete e pavarur në Kuvend.

Fikreta Aliti është anëtare e partisë “Nova Demokratska Stranka”, kryetare e së cilës është ministrja në detyre e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Redzepi.