Deputetja Blerta Deliu-Kodra shërohet nga Covid-19

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu-Kodra është shëruar nga Covid-19. Lajmin ajo e ka publikuar nëpërmjet Facebookut.

Deliu-Kodra ka falënderuar punëtorët shëndetësor për kujdesin derisa u ka bërë thirrje qytetarëve që të vendosin maskat dhe të mbajnë distancën.

“Miq të dashur, Jam njoftuar nga IKSHP se kam rezultuar negativ nga testimi i fundit për Covid-19. Jam mirë me shëndet dhe falënderoj për kujdesin të gjithë ata që na kontaktuan dhe na dhanë mbështetje e forcë gjatë kësaj kohe. Falenderim i veçantë edhe për të gjithë punëtorët shëndetësor të cilët në këto kohë të vështira, janë në krye të detyrës. Lutem për shërim të shpejtë, për të gjithë ata qytetarë që po përballen me virusin. Vendosni maskat , mbani distancën! Shihemi së shpejti ”, shkroi ajo në Facebook.