Deputetja Arjeta Fejza thumbon Bedri Hamzën për mos-kontribut në Mitrovicë (Video)

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza i ka dhënë përkrahje të madhe kandidatit për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Në fshatin e saj, Kçiq, deputetja Fejza ka thënë që Komuna e Mitrovicës ka bërë punë të madhe, përkundër injorimit nga niveli qendror, që tashmë nuk do të ndodhë me Vetëvendosjen në qeverisje. Ajo madje ka thumbuar kandidatin e PDK-së, Bedri Hamzën për mos-kontribut në Mitrovicë.

“A e dini se cila është ironia më e madhe, se pikërisht ata që kanë pasë mundësinë t’i ndihmojnë shumë Mitrovicën, pasi kanë pasë pozicione shumë të larta, e nuk e kanë bërë një gjë të tillë, sot kërkojnë mbështetjen e qytetarëve mitrovicas. Mirëpo unë besoj që mitrovicasit e dijnë se sa kush ka kontribu për ta, e në këtë aspekt edhe banorët e Kçiqit e dijnë se kush e sa ka kontribuar për ta”, ka thënë Fejza.

Për deputeten mitrovicase, gara në Mitrovicë ka një epilog dhe ai është Agim Bahtiri kryetar me Lëvizjen Vetëvendosje.