Deputetit të Vetëvendosjes i vdes një familjar

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka vdekur xhaxhai.

Kështu ka bërë të ditur Basha përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Me pikëllim të thellë dhe keqardhje të madhe morëm lajmin se sot, më 28 mars 2021, në Belgjikën e largët u nda nga jeta axhi, profesori, dhe më i dashuri ynë, Naim Basha – Maji”, ka shkruar Basha.

Tutje ai tha se do ta kujtojë si një njeri me vlera të larta, i cili gjatë gjithë jetës shënoi vepra nderi për atdheun brenda dhe jashtë vendit.