Deputeti

Deputeti Zeka akuzon disa ambasadorë për përfshirje në afera korruptive

Deputeti nga radhët e partisë NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka përmes një statusi në rrjetin social Facebook, në profilin e tij ka folur disa fjalë rreth Javës së Korrupsionit, që ka filluar të mbahet në Prishtinë.

Ai ka vlerësuar gjithë kontributin e ndërkombëtarëve, por po dyshon në angazhimin e disa ambasadorëve ndërkombëtarë në Kosovë, duke pyetur se ‘A e kanë përnime ambasadorët perëndimor’, përcjell Ballkani.info.

Ai ka përmendur disa raste ku ka drejtuar disa pytje ndaj Ambasadave në Kosovë, si ajo e Suedisë, Britanisë, Austrisë etj.

Postimi i plotë i Zekës:

A thua a e kane pernime ambasadoret perendimor?

Java kunder korrupcionit

Te gjithe po flasim kunder korrupcionit. Shumica qe po flasin, jane akteret kryesor te kesaje semundeje boterore. Ajo qe po me bene pershtyepje te madhe, eshte angazhimi i disa ambasadoreve perendimor, qe dhashte Zoti e kane pernime.

Po i permend vetem disa fakte tronditese me te cilat do duhej te mirreshin keto ambasada.

Po e filloje me ambasaden e Suedise. Do doja te dija se si jane keqeperdorur milionat e taxapagueseve suedez ketu ne Kosove. Psh: Çka ndodhi me 1.9 milion euro qe ju dhane qeverise se Agim Çekut per ate planin e famshem “ strategjik dhe zhvillimor”?! Paret u dhane permes Riinvestit…

E njejta pyetje shkon per Ambasaden Britaneze. Çka ndodhi me parat e Difidit anglez?! Ku jane avullu?!!!
Ambasada amerikane mjafton me hulumtu Pallatin e Drejtesise dhe perzierjen e ambasadorit Dell ne çdo tender te madh. Po edhe ne kurdisje te drejtesise…!

Ambasada gjermane (jo ne kohen e ambasadorit aktual) ka qene e informueme per shume afera korruptive, duke perfshi edhe aferen e vizave, ne te cilen jane te perfshire nje avokat gjerman dhe nje nenshtetase gjermane ne rrethinen e Mynhenit, po ish ambasadoreja as qe ka dashte me ndi per kete pune.

Shkojme te ambasada austriake. Krejte skandali i pasaportave eshte ba nga nje kompani e Austrise, e cila eshte mbrojtur nga kjo ambasade. Sa here qe ish ministri Bajram Rexhepi ka biseduar me perfaqesuesit e kesaje ambasade, shqetesimet e tije nuk jane marre per baze…

Shkojme te ambasada italiane. Ne skandalin e vizave dhe shume skandale te tjera ka qene i perfshire ne menyre direkte ish ambasadori Gjifoni. Si munde te akuzohet Uka, pa u akuzu ambasadori?! Pse keto raste me u kategorizu si raste te shenjestrueme, kur evropianet jane direkt te involvuar?!!!

Dhe ne fund po e mbyllim me kupolen e krimit, qe eshte Eulexi. Çdo e keqe ne sistemin e drejtesise, çdo gje qe preke rendin dhe ligjin, fajin nr nje e kane zyrtaret e Eulexit, kuptohet jo te gjithe, po mjaftueshem…

Prandaj po theme: Dhashte Zoti e kane pernime!!!