Deputeti: Taksa 100% duhet të bëhet ligj dhe të mbetet e përjetshme

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj po thotë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të heqë dorë nga vendimi për taksën.

Madje, përmes një postimi në Facebook, Demaliaj është shprehur se taksa duhet të jetë e përjetshme.

Këtë gjë ai thotë se e ka bërë edhe Izraeli ndaj mallrave gjermane për shkak të veprimeve naziste në Luftën Botërore.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Vendimi i Qeverisë për Taksën 100% ndaj Mallërave të Serbisë duhet të shëndërrohet në Ligj dhe të votohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe duhet të jetë i përjetshëm..!!

Këtë gjë e ka bërë dhe Izraeli ndaj mallërave Gjermane për shkak të veprimeve Naziste të luftës së dytë botërore.!!

Jo taksë por asnji produkt nga Gjermania nuk hynë në Izrael..!! /Ballkani.info