Deputeti Tahiri flet për patriota të mëdhenjë, ndërsa pi ujë të prodhuar në Serbi (FOTO/VIDEO)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, përgjatë një video LIVE në rrjetin social Facebook, është kritikuar nga lexuesit për rritjen e mjekrrës dhe flokëve.

Tahiri kishte premtuar kohë më parë se nuk do të ‘qethet’ deri sa të liberalizohen vizat, shkruan Ballkani.info.

Në anën tjetër, në këtë video ai deklarohet se nuk ka nevojë që qytetarët të mirren me mjekrrën e tij, pasi që sipas tij kjo nuk është e rëndësishme dhe as figurat e mëdha të historisë shqiptare si Ismajl Qemajli ose Isa Boletini nuk beson se janë kujdesur për mjekrrën e tyre.

Por përderisa fliste për ‘patriotizëm’, diçka tjetër bie në sy tek deputeti Tahiri.

Tahiri që kishte mbështetur taksën ndaj Serbisë, shihet duke mbajtur në dorë një shishe uji ‘Rose’, e cila prodhohet dhe importohet nga Serbia. /Ballkani.info