Deputeti suedez thërret interpelancë për të diskutuar liberalizimin e vizave për Kosovën

Magnus Jacobsson deputet i parlamentit suedez, përmes një postimi në facebook ka thënë se sot e ka dorëzuar kërkesën e tij për interpelancë, ku do të diskutohej çështja e liberalizimit të vizave.

Thotë se është e rëndësishme që Kosovës t’i hiqen vizat, që qytetarët kosovarë të marrin të drejtat e njëjta që u takojnë si vendeve tjera në Ballkan.

“Paraqita sot kërkesën time për interpelancë. Në këtë çështje, do të kërkoj më shumë tregti me Kosovën dhe kërkoj që Kosova të marrë liberalizimin e vizave njëjtë sikur vendet tjera në Ballkan”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se Suedia duhet të veprojë në atë mënyrë që të gjitha vendet në Ballkan të marrin trajtimin e njëjtë në raport me BE-në.

Së fundmi në takimet e zyrtarëve institucionalë që kanë zhvilluar në Suedi, kanë sjellë lajme se Suedia e përkrah Kosovën në procesin e Integrimit Evropian dhe ka fokus liberalizimin e vizave.

Megjithatë, në Kosovë, liberalizimi i vizave ka mbetur një çështje e ngrirë. Sidomos, kjo po shihet edhe në fushatën parazgjedhore, ku kandidatët për deputetë e kryeministër, çështjen e liberalizimin nuk e përmendin.

loading…