Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, përmes një postimi në Facebook shkruan se Qeveria Haradinaj duhet të rrëzohet, por jo nga Lista Serbe për shkak të taksës ndaj mallrave serbe, por nga qytetarët e Kosovës dhe pozita pasi qeveria aktuale është e paaftë dhe e padrejtë.

“Ashtu siç ju patëm paralajmëruar para një viti në seancën e Kuvendit të Kosovës, erdhi dita që njëri nga partnerët e koalicionit qeverisës – Lista Serbe po e kërkon rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. Por, ashtu siç nuk jemi bërë bashkë me Listën Serbe as për ta votuar Haradinajn, po ashtu edhe nuk bashkëpunojmë me Listën Serbe as për ta rrezuar atë. Qeveria Haradinaj vërtet duhet të rrezohet, sa më shpejt aq më mirë, por jo nga Lista Serbe për shkak të taksës ndaj mallrave serbe, por nga qytetarët e Kosovës dhe pozita për shkak se Qeveria Haradinaj është qeveri e paaftë, qeveri e skandaleve e mbi të gjitha një qeveri e pa drejtë”, shkruan Selimi.