Deputeti Jahja Kokaj vazhdon me ligjërimet e tij prej fizicienti në Kuvend

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, aktualisht janë duke diskutuar në lidhje me projektligjin për  identifikimit elektronik dhe shërbimet e besuar në transaksionet elektronike.

Derisa deputetët po diskutojnë dhe japin qëndrimet në këtë projektligj, deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, ai nga radhët e Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, i shquar për deklarimet e tij me terme shkencore, edhe në këtë seancë ka vazhduar njësoj.

Ai ka thënë se para se të jap votën e tij, ka një pyetje konkrete. Ai ka pyet se a është paraparë me këtë ligj identifikimit apo edhe inkodimi e inkropsioni.

Ai tutje ka thënë se sidomos kur bëhet fjalë për nënshkrime që kanë vlerën të qindra mijëra eurove, duhet të jetë saktësisht i inkoduar.

Fjalimi i tij në Kuvend.

Para se ta votoja këtë ligj kam pyetje konkrete për të, a është I paraparë me këtë ligj vetëm identifikimit, apo edhe inkodimi dhe inkropsioni, patjetër duhet të bëhet jo vetëm në mënyrë digjitale por edhe në mënyrë holografike, nënkupton informacionet imazhore jo vetëm duhet të kenë intensitetin e inkoduar por edhe fazën, për arsye se më tepër se 8- për qind e informacioneve nuk janë të inkoduar. Sidomos për nënshkrimet, duhet të jetë saktësisht i Inkoduar, që është një formë e veçantë e komunikimit këto janë teknologji të thjeshta dhe që përdoren në të gjitha vendet e botës.