Komisioni Europian

Deputeti italian përdorë këpucën për të shkelur letrat e Komisionit Evropian

Komisioni Evropian, ka kundërshtuar buxhetin e shtetit Italian dhe ka kërkuar që brenda javës Roma të dërgojë një dokument të ri. Kjo nuk i ka pëlqyer politikanit të shtetit Italian, njëherësh edhe deputet në Parlamentin Europian, Angelo Ciocca, i cili në shenjë revolte, ka përdorur këpucën e tij për të dëmtuar letrat e Pierre Moscovici.

“Mendoja se ishte një funksionar i parlamentit që kishte ardhur të merrte dokumentet e mia, ata që i shkelin letrat me këpucë nuk respektojnë rregullat e demokracisë, nuk respektojnë as funksionin e tyre. Është një provokator, është një fashist për t’i thënë gjërat me qartë. E shohim këtë dhune simbolike, si të papranueshme”, ka shkruar në Twitter, Pierre Moscovici.

Komisioni Europian kundërshtoi buxhetin italian për 2019 dhe i kërkoi Romës të paraqesë një dokument të ri brenda tre javësh.
Kjo është hera e parë që një ekzekutiv i BE-së hedh poshtë buxhetin e një shteti anëtar.