Deputeti i VV’së në Kuvend: Të ekzekutohen pagat për mësimdhënësit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, i ka bërë thirrje ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratit, të ekzekutojë pagat ndaj mësimdhënësve.

Ai në Kuvendin e Kosovës, kërkoi edhe nga SBAShK-u të mos bëhet pengesë në realizimin e orëve të humbura gjatë muajit shtator, por të bashkëpunojë me MAShT-in dhe të ecet tutje.

Korenica: I bëj thirrje ministrit që të bëhet ekzekutimi i pagave

“Unë po ashtu i bëj thirrje ministrit që të bëhet ekzekutimi i pagave, por njëkohësisht i bëj thirrje edhe SBAShK-ut mos të bëj pengesë në realizimin e kompensimit të orëve të humbura. Të bashkëpunojnë me MAShT-in dhe të ecim tutje”, tha ai.