Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, i ka reaguar kryeministrit Avdullah Hotit për ndërhyrjen e xhandarmërisë së Serbisë në territorin e Kosovës.
Rrahmani ka thënë se reagimi i sotëm i kryeministrit Hoti për hyrjen e xhandarmërisë serbe është i vonuar dhe ka ironizuar me fjalët “Avdullah qu se u bo sabah!”.
Deputeti i VV’së thotë se reagimi i vonuar i Hotit tregon edhe mos interesim për ruajte të integritetit territorial të Kosovës.







