Deputeti i VV’së i kërkon falje Agim Veliut e Isa Mustafës

Jahja Kokaj, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, i ka kërkuar falje Isa Mustafës, kryetarit të LDK-së, dhe ish ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, duke thënë se tani është koha që të ndihemi si vëllai me vëllanë.

Kokaj, tha në një lidhje direkte në Facebook tha se për të ia plotësuar ambiciet egoiste Mustafës, do i kërkonte falje atij. Madje tërë këtë kërkim falje ai e quajti si pezullim të armiqësive politike derisa të fitohet lufta me koronavirus. Por jo vetëm Koka, sipas tij nëse insiston Isa Mustafa të gjithë kosovarët duhet të i kërkojnë falje.

“Për momentin, duhet plotësisht të pezullojmë armiqësitë politike derisa të fitojmë luftën pandemike kundër koronavirusit. Unë, si deputet i parlamentit, duke i kënaqur ambicijet egoiste të Z. Mustafa, për çfarëdo që ai të kërkojë, i kërkoj falje. Nëse ai kështu insiston, duhet të gjithë kosovarët t’i kërkojnë falje”, ka thënë Kokaj.

“Pra kërkojmë falje prej tij, Agim Velut dhe cilitdo që ndihet i ofenduar, që të tejkalojmë këtë situate në këto ditë”, është shprehur Kokaj.

Në mes të situatës me të cilën është duke u përballur Kosova, dhe luftës me pandeminë e koronavirusit, Koka tha se tani është koha që të kemi unitet të spektrit politik.

“Është koha të ndihemi si vëllau me vëlla. Lërini antagonizmat të cilat kuptoni që janë qesharake dhe të rrezikshme në këtë situatë të rrezikshme për Kosovën dhe Botën”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu e pa të rrugës që liderët politikë të takohen sa më shpejt që është e mundur, duke pezulluar “armiqësitë” e tyre sipas tij.

“Unë propozoj që urgjentisht të takohen, tani si vëllezër Thaqi, Kurti, Mustafa, Veseli, Haradinaj, Limaj, e të tjerë, në kushte që lejojnë, kërkesat e rrezikut të virusit dhe të pezullojnë armiqsitë”, ka deklaruar ai.