Deputeti i VV-së “zbut” veprimin e Rakiq në veri për referendumin

Gjatë ditës së diele, ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, i ka prirë një proteste në veri të Mitrovicës për të shprehur pakënaqësinë e tyre për moslejimin e mbajtjes së referendumit edhe në Kosovë.

Sipas deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ministri i Qeverisë Kurti ka qenë aty për të qetësuar situatën.

“Deklarata e Rakiq ka qenë se aty ishte për ta qetësuar situatën”, tha ai në Debat Plus.

Për këtë reagoi analisti Imer Mushkolaj, duke thënë se është absurde të relativizohet veprimi i ministrit Rakiq në protestën e së dielës.

“Ai ka organizuar rezistencë në veri, u ka paraprirë protestave”, tha Mushkolaj.