Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani ka thënë sot se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, nuk mund t’i bëjë presion vullnetit të qytetarëve të shprehur me 6 tetor dhe as Lëvizjes.

Përmes një postimi në Facebook, ai tutje thotë se Thaçi duhet të veproj sipas Kushtetutës dhe “nuk mund të bëjë konstatime se a e kemi shfrytëzuar të drejtën apo jo”.

Postimi i plotë:

Thaçi është veç president, jo monark, i cili nuk mund t’i bëjë presion vullnetit të qytetarëve të shprehur me 6 tetor dhe as Lëvizjes. Ai duhet të vepeoj veç sipas Kushtetutës dhe jo të na tregojë gjëra të tjera. Po ashtu nuk mund të bëjë konstatime se a e kemi shfrytëzuar të drejtën apo jo