Deputeti i VV-së shërohet nga COVID-19

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka njoftuar se ai me bashkëshorten e tij janë shëruar nga koronavirusi.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan ballkani.info

Kujtojmë se Uka ishte deputeti i parë i VV-së që rezultoi pozitiv në testimet për koronavirus. /Ballkani.info/

Ky është postimi i tij i plotë:

Të shëruar!

Fituam një betejë personale, por jo luftën e përgjithshme ndaj Covid-19.

Falemnderit familjarëve, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që na qëndruan pranë në këtë kohë të vështirë.

Rikthehemi me maska, distancë dhe pastërti për t’i dhënë fund pandemisë.