Deputeti i VV-së ‘sfidon’ policinë – bënë thirrje për rezistencë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrullah Çeku ka vepruar njësojë si Shkëlzen Gashi, këshilltari i çuditshëm i Kryeministrit në largim, Albin Kurti, ka bërë thirrje për rezistencë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Çeku ka sfiduar policinë duke shkruar se e fton policinë që të nis procedura ndaj tij, pas thirrjes që ai ka bërë.

“Edhe unë bëj thirrje për rezistencë kundër të keqes, njëjtë si Shkëlzen Gashi. E ftoj policinë të nisë procedurë ndaj meje. Këtu jam”, ka shkruar Çeku.

Policia e Kosovës e ka ftuar sot për intervistim në cilësinë e të dyshuarit Shkëlzen Gashin këshilltarin politik të Kryeministrit në detyrë, Kurti.

Këtë e ka bërë të ditur vet Gashi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot, më 23 prill 2020, mora ftesë nga Policia e Kosovës që, në cilësinë e të dyshuarit, të paraqitem nesër në ora 10:00 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rastin kanosje”, ka shkruar Gashi.