Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se rrëzimi i Albin Kurti nga posti i kryeministrit është puç i përbashkët i presidentit Hashim Thaçi dhe liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas tij, është për keqardhje qasje e LDK-së për këtë veprim dhe rrëzimin e Kurtit, pasi që sipas tij qeveria e re nisi ta luftonte korrupsionin dhe kjo i pengoi dikujt, shkruan Ballkani.info.

Ai megjithatë tha se VV-ja shpreson në bashkëpunim dhe reflektim të LDK-së.

“Ne shpresojmë që LDK-ja do të reflektojë dhe të vazhdojë Qeveria Kurti dhe të dërgojë emrin e ministrit të Punëve të Brendshëm”, tha ai në rtk. /Ballkani.info/