Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kërkuar që për secilin zjarrëfikës të bëhet kompensimi prej 100 euro rrezikshmëri për muaj pune, për vitin 2020.

Ai përmes një shkrimi në Facebook thotë se në cilësinë e deputetit të LV-së, ka dërguar amendamentet në plotësim-ndryshimin e Ligjit Për Buxhetin e Vitit 2020.

Postimi i tij:

Të nderuar,

Në cilësinë e deputetit të LV-së, kam dërguar amendamentet në plotësim-ndryshimin e Ligjit Për Buxhetin e Vitit 2020.

Bëhet fjalë për zjarrfikësit e Kosovēs.

Kam kërkuar që për secilin zjarrfikës të bëhet kompensimi në shumë prej 100 euro rrezikshmëri për muaj pune për vitin 2020, në mënyrë retroaktive që nga data 1 janar 2020.

“Kompensim i zjarrfikësve për orë shtesë dhe rrezikshmëri”, me buxhet në shumë prej 972,000 euro.